Nënpresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev ka paralajmëruar Real Madridin se Kylian Mbappe “nuk ka çmim” dhe se ata janë të gatshëm për të refuzuar 100 milionë euro.
Zinedine Zidane nuk e ka mbajtur sekret admirimin e tij ndaj Mbappes, i cili shënoi 26 gola dhe krijoi 14 asistime për Monacon që siguroi titullin e parë në Liga 1 pas 17 viteve, transmeton portali arbresh.info. Por, Vasilyev ka bërë të qartë se nuk do të shesin sulmuesin sipas marrëveshjes së tyre.
Lexo edhe: Parashikimi befasues i David Moyes për të ardhmen e Adnan Januzajt në Man Utd
“Kylian Mbappe nuk ka çmim. Nëse ai dëshiron të largohet atëherë ne do ta diskutojmë këtë”, tha fillimisht Vadim Vasilyev.
“A jemi të gatshëm të refuzojmë ofertë prej 100 milionë euro? Sigurisht, padyshim! Ne dëshirojmë të mbajmë atë në skuadër për të paktën edhe një sezon në mënyrë që ai të vazhdoj zhvillimin e tij dhe të na ndihmoj”
“Dëshira jonë është për të vazhduar kontratën e Mbappes, kjo është e qartë. Ne iu kemi thënë të gjithë lojtarëve se ne nuk do të flasim për të ardhmen para përfundimit të sezonit”
“Insistoj se asnjë lojtarë nuk ka folur rreth të ardhmes së tij, asnjëri. Ne të gjithë kemi qenë të fokusuar, përndryshe nuk do ta kishim fituar këtë titull”, përfundoi Vasilyev./arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...