Emocioneve të derbit Chelsea – Tottenham nuk kanë mundur t’i rezistojnë si duhet trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte.
Fillimisht kjo dyshe pati një zënkë pas golit të barazimit të Hojberg në minutën e 68-të të ndeshjes, pasi që kishte pasur një ndërhyrje në Havertz nga Kulusevski, por që kështu nuk mendoi Taylor dhe pranoi golin e danezit.
Megjithatë këtu nuk përfundoi zënka.
Tottenham arriti që ta barazoi rezultatin në fund të ndeshjes me Kane dhe derbi i Londrës përfundoi me rezultat 2-2.
Por, gjatë shtrëngimit të duarve Tuchel ja jep dorën Contes por ky i fundit nuk e shikon atë në sy dhe këtu nxehet Tuchel dhe dy trajnerët e fillojnë një zënkë tjetër.
Taylor do t’i ndëshkonte ata me kartonin e kuq pas dy kartonëve të verdh.
Kjo do të thotë se Conte do të mungon në ndeshjen e radhës që Tottenham e zhvillon kundër Wolves javën e ardhshme kurse Tuchel në ndeshjen kundër Leeds.
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...
Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve...
Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një pres...
Konjufca për emrin e presidentit: Nuk duam ta mbështesim opo...
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...