Festë e madhe në Parma, pasi klubi rikthehet në Serie A pas tri vitesh në kategoritë e ulëta.
Ky lajm ka gëzuar të gjithë Italinë, pasi bëhet fjalë për një klub të madh ne histori.
Parma në vitin 2015 kishte falimentuar, ku ishte dërguar në Serie D.
Nga ai vit, ajo ka arritur të sigurojë promovimet një ligë më lartë, për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.
Rikthimi në Serie A, ishte vërtetë emocional. Parma shënoi fitore në udhëtim te Spezia, dhe po priste rezultatin final të ndeshjes Frosinone – Foggia.
Kjo ndeshje përfundoi barazim 2:2, gjë që i mundësoi Parmas rikthimin në Serie A, për të nisur një festë të madhe në stadium, për të kaluar pastaj në rrugët e qytetit, ku pritet të ketë festë deri në orët e para të mëngjesit
https://twitter.com/IFTVofficial/status/997577152764825600
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...