Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny raportohet se ka refuzuar transferimin për 10 milionë funta te Leicester City pavarësisht shanseve të tij të limituara te “Topçinjtë”.
Liecester shpresonte të finalizojë marrëveshjen me reprezentuesin egjiptian, i cili startoi vetëm në tetë ndeshje në Premierë Ligë sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pavarësisht se Arsenali ka rënë dakord për tarifën e transferimit të 25-vjeçarit, ‘The Sun’ pretendon që ai i ka shuar shpresat e Leicesterit për të nënshkruar me të sepse nuk dëshiron të transferohet larg nga Londra.
Arsenali është mirë i vendosur me pozitat në mesfushë derisa Francis Coquelin, Aaron Ramsey, Granit Xhaka dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë të gjithë në gjendje të performojnë në rolin e Elnenyt.
Pavarësisht dështimit, mësohet që Leicester City do të përpiqet sërish për të siguruar transferimin e tij gjatë muajit janar./arbresh.info
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...