Real Madridi ka në plan të shtroj një ankesë rreth agjentit të Luka Modricit, Marko Naletilic, për ofrimin e mesfushorit te Interi.
Siç raporton ‘Cadena Ser’, duket se Modric do të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid pavarësisht se Interi është përpjekur për të nënshkruar me të, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në këtë raport, Interi i ofroi 33-vjeçarit një kontratë gjashtë vjeçare, që i siguronte atij që të luaj për ata në katër vitet e ardhshme dhe më pas t’i bashkohet për dy vite skuadrës kineze Jiangsu Suning.
Real Madridi në të kaluarën ka pasur raporte të mira me Interin, por kjo tani ka prishur gjërat dhe skuadra spanjolle është duke u ndier e fyer me faktin që Naletilic ka folur me klubet e tjera rreth Modricit.
Interi tashmë është raportuar te FIFA nga Real Madridi për përpjekjet në formë ilegale për të nënshkruar me Modricin./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj