Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me sportisten Donjeta Sadiku.
Mbështetja financiare për sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro, bëhet për shpenzimet e përgatitjes së sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Gashi ka thënë se angazhimi i tij për të mbështetur sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talenteve të rinj të cilët me punën e tyre të suksesshme, po arrijnë që të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare.
Ndërkaq, sportistja, nga ana e saj, e falënderoi ministrin për mbështetjen e tij.
Donjeta është shprehur se ajo do të punojë maksimalisht që nga Kampionati Botëror në Nju Delhi-Indi, të kthehet me medalje./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...