Mkhitaryan është bërë lojtari i parë që shënon për dhe kundër ish skuadrës në një sezon në Premierligë.
Mesfushori i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, është bërë lojtari i parë që shënon për dhe kundër Manchester United në një sezon të Premierligës.
Armeni ndërroi Manchesterin me Topçinjtë në afatin kalimtar të janarit, me Alexis Sanchez që iu bashkua ekipit të Jose Mourinhos si pjesë të marrëveshjes.
Mkhitaryan shënoi vetëm një për Unitedin në Premier League para se të kalojë në janar te Arsenali, por ka realizuar sërish këtë edicion, tani kundër ish skuadrës në humbjen 2-1 të Topçinjve në Old Trafford të dielën.
Mkhitaryan tani është involvuar në tetë gola në po aq paraqitje për Arsenalin, ndërsa me fanellën e “Djajve të Kuq” kishte bërë 15 paraqitje në Premierligë (një gol, pesë asiste)
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...