Trepça dhe Ylli do të luajnë sonte ndeshjen e pestë finale në Mitrovicë.
Ndeshja fillon nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
Interesimi për t’u pajisur me biletë në këtë ndeshje është i madh.
Qytetarët nga Mitrovica kanë ‘bllokuar’ hyrjen para ‘Fan Shopit’ zyrtar të Trepçës, vendit ku shiten biletat.
Në disa foto që ka siguruar Arbresh.info, shihet numri i madh i të interesuarve për të përcjell nga afër emocionet e lojës së pestë.


Kujtojmë që Trepça ka njoftuar tifozët se biletat do të dalin në shitje nga ora 9:00, mirëpo para orës shtatë në mëngjes ‘Fan Shopi’ zyrtar ka ‘vluar’ nga qytetarët mitrovicas.
‘Xehetarët’ po presin të shpallen kampion pas 12 vitesh, teksa Ylli do të mundohet që të shtyej këtë festë së paku edhe për një vit tjetër.
Fituesi i kësaj ndeshje shpallet kampion i ri në elitën e basketbollit kosovar./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit