Mitrovica është shpallur kampione në Superligën e femrave për sezonin 2017/18.
Skuadra e vashave të Mitrovicës ka fituar në penalti kundër Hajvalisë duke siguruar titullin e kampiones në Superligë të femrave për këtë edicion, shkruan portali arbresh.info.
Gresa Haziri kishte dërguar në minutën e 40′ të ndeshjes skuadrën e Mitrovicës në epërsi, por rezultati në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë ishte barazuar menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë të takimit.
Berlina Musa ishte treguar e saktë me goditjen e saj nga penaltia duke rikthyer shpresat e skuadrës së saj.
Ndeshja më pas shkoi në vazhdime, por titulli i kampiones u përcaktua në penalti.
Mitrovica fitoi me rezultat 4 me 2 në penalti./arbresh.info/

Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...