Mbrojtësi i Interit, Miranda, raportohet të jetë zgjedhja e parë e Romës për problemet e shumta në mbrojtje.
‘Giallorosët’ në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit janë duke u ballafaquar me disa probleme në fazën e mbrojtjes.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma janë në pritje për të parë nëse Juan Jesus do t’i nënshtrohet një operimi pas lëndimit të pësuar.
Nëse po, gazeta bën të ditur se Roma do të lëvizë për transferimin e Miranda, i cili është i pakënaqur me Inter pas humbjes së vendit të titullarit.
Pavarësisht se Inter nuk janë të interesuar të heqin dorë nga braziliani, një huazim gjashtë mujorë në drejtim të ‘Olimpico’ nuk është i përjashtuar.
34 vjeçari Miranda te Inter është që nga viti 2015, dhe deri më tani ka veshur 102 herë fanellën zikaltër.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...