Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudistern Nora Gjakova, pas suksesit që ka arritur ajo, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike Evropiane, e cila njëherësh është medalja e parë olimpike për vendin tonë.
Xhudistja kosovare ka arritur të stoliset me medaljen e bronztë në këtë ngjarje sportive e cila po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
“Stolisja e Norës me medaljen e bronztë është një lajm historik për sportin dhe për Kosovën, në përgjithësi. Suksesit të saj i gëzohemi të gjithë”, tha ministri Shala, duke shtuar se ky është një kurorëzim i punës së xhudistes dhe ekipit trajnues të saj, njofton kumtesa ministrore.
Ky sukses i xhudistes tonë, për Kosovën, përbën një prezantim konkurrues të vendit në arenën ndërkombëtare, por edhe një dëshmi se kemi sportistë cilësorë.
“Suksesi i Norës, është një shtysë për ne si MKRS që të punojmë bashkërisht edhe më shumë në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës sportive, avancimit në cilësi dhe konkurrencë dhe në vendosjen e standardit për sportin”, tha ministri.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj