Ministrja e Sportit në qeverinë franceze, Roxana Maracineanu, thotë se klubet e Ligue 1 dhe Ligue 2 janë të lira të ngrenë padi në gjyq shkaku i pakënaqësive të tyre lidhur me vendimin për ta mbyllur sezonin aktual para kohe.
Pasi kryeministri francez Edouard Philippe lajmëroi se nuk do të luhej asnjë ndeshje futbolli para shtator, LFP-ja e konfirmoi të enjten se sezoni 2019/20 është përfunduar para kohe dhe se kampioni dhe kualifikimi në Evropë do të vendoseshin në bazë të tabelës aktuale, transmeton Gazeta Express.
Kjo do të thotë që Paris Saint-Germaini arriti ta fitojë titullin e kampionit për të tretin vit radhazi, ndërsa Marseille dhe Rennes i morën dy vendet e tjera kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, Lyoni përfundoi në pozitën e shtatë, jashtë vendeve kualifikuese për Evropë. Lyoni ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke thënë se liga është dashur të vendosej në fushën e blertë, edhe nëse do të ishte dashur ndryshim i formatit, e jo në dhomën e bordit të ligës.
Lyoni beson se LFP-ja u ngut për ta mbyllur sezonin, përderisa shtoi se kjo mënyrë nuk është as në pajtim me kërkesat e UEFA-s për kualifikim në Evropë në bazë të meritave sportive, mirëpo e quajti PSG-në si kampion me meritë. Për këtë arsye, Lyoni e apeloi vendimin dhe paralajmëroi ngritje të padisë.
“Nëse dojnë të shkojnë në gjyq, le ta bëjnë këtë. Ne nuk mund t’i shmangim ata, as me ligj. Lëvizja e sportit është autonome. Në këtë situatë kemi disa të kënaqur e disa të pakënaqur”, ka thënë Maracinenau.
“Ajo që ne e bëjmë është që i përforcojmë vendimet e Federatave në mënyrë që ata të mundë t’i ndryshojnë rregullat e veta. Ne duhet të mendojmë për të tjerët dhe shoqërisë. Bota duhet ta dijë si t’i pranojë humbjet”.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj