Dy ministra të qeverisë zvicerane kanë mbështetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në lidhje me festimin e golave që i dhanë fitoren 2-1 Zvicrës ndaj Serbisë, në ndeshjen e grupit E të Botërorit “Rusi 2018”.
FIFA ka nisur një hetim disiplinor për futbollistët kosovarë, të cilët festuan shënimin e golave duke bërë me duar shenjën e shqiponjës.
“Kushdo që e ka provuar atmosferën e një ndeshjeje mund ta kuptojë shumë mirë emocionin që përfshin lojtarët”, tha Guy Parmelin, ministër i Mbrojtjes dhe Sportit për Neue Zürcher Zeitung (NZZ).
Ndërsa kancelari i Zvicrës, Ignazio Cassis deklaroi: “Nuk kam dyshim fare se Xhaka dhe Shaqiri ndjejnë emocione patriotike për tokën që i ka mirëpritur, pa harruar rrënjët e tyre”.
Në lidhje me mundësinë që futbollistët kosovarë të ndëshkohen me dy ndeshje pezullim, Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Peter Gillieron, tha prerë: “Do të ishte goditje e rëndë nëse do të ndëshkohen”./tch/
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...