Milot Rashica ka përmbyllur në mënyrë mjaft pozitive sezonin e tij të parë në Bundesligën gjermane.
Kosovari ka shënuar në fitoren 2-1 të Werderit ndaj Leipzig. Skuadra e tij ka përfunduar në vendin e 8-të në tabelë, vetëm një pikë larg pozitës që dërgon në Europa Ligë.
Përmes një statusi në Facebook, Rashica ka falenderuar Werderin për mbështetjen gjatë këtij sezoni. Mirëpo ai ka thënë se arritja në gjysmëfinale të Kupës dhe mosarritja e një vendi që dërgon në Europa Ligë, e bën që me një sy të qeshë e me tjetrin të qaj.
Ky është statusi i tij i plotë:
Mbyllja e sezonit me një fitore është gjithmonë e kënaqshme. Ishte një periudhë intensive me disa ndeshje të shkëlqyera. Megjithëse arritja në gjysmëfinale në kupë dhe mungesa në Europë Liga për një pikë, më bën të shikoj prapa me një sy të qeshur dhe një që qan. Faleminderit familjes #ëerder për mbështetjen tuaj të pabesueshme! Ju keni qenë fantastik # grünëeiß #ëerder # bremen
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...