Milot Rashica ka shënuar një gol mjaftë interesante në një ndeshje mbrëmjen e sotme (e martë).
Anësori i Werder Bremenit dërgoi skuadrën e tij në epërsi në takimin si mysafirë kundër liderit të tabelës në Bundesliga – Borussia Dortmundit, shkruan portali arbresh.info.
Rashica devijoi goditjen e lirë nga Max Kruse duke e futur topin në rrjetë derisa po zhvillohej minuta e 4′ e ndeshjes në Signal Iduna Park.
Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Kupë të Gjermanisë.
Golin nga reprezentuesi i Kosovës, i cili e nisi si titullar ndeshjen, mund ta shikoni duke klikuar këtu./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...