Përzgjedhësi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të qershorit ndaj Belgjikës më 6 dhe Kazakistanit më 9 qershor, kun ë listë janë edhe emra të njohur të futbollistëve shqiptarë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e qershorit në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Vëmendjen e rrëmbejnë emrat e njohur shqiptarë, të cilët edhe këtë herë mbajnë peshën e skuadrës.
Kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Agon Elezi janë mes të grumbulluarve nga përzgjedhësi i përfaqësueses Milevski.
Në listë nuk ka befasi të madhe, debutues në listën e ekipit senior është Stefan Despotovski, ndërsa mungon Nikola Serafimovi, i cili është i pezulluar për ndeshjen ndaj Belgjikës. Në sulm mungon Qamili, ndërsa ftesë kanë marrë përsëri Toshevski dhe Mitrovski.
Maqedonia fillimisht përballet me Belgjikën më 6 qershor në Shkup, për të udhëtuar më pas drejt Kazakistanit, ku më 9 qershor do të zhvillohet ndeshja e dytë e këtij cikli kualifikues.
Grumbullimi i këtyre emrave të spikatur tregon edhe një herë rolin thelbësor që ata kanë në ndërtimin dhe funksionimin e përfaqësueses së vendit, me shpresë për rezultat pozitiv në këto përballje vendimtare.
View this post on Instagram
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...