Milani është i interesuar në mbrojtësin e krahut të djathtë të Atalantas, Hans Hateboer.
24-vjeçari iu bashkua Orobicit nga FC Groningen janarin e kaluar dhe ka bërë 17 paraqitje në Serie A deri tani këtë sezon duke kontribuar me një asistim në fitoren ndaj Crotones, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave në Holandë, “Rossonerët” janë duke vëzhguar holandezin me qëllimin për të nënshkruar me të këtë muaj ose gjatë verës.
Megjithatë, Atalanta është e vendosur për tu mbështetur në shërbimet e Hateboerit, i cili ka siguruar pozitën startuese këtë sezon.
Milani aktualisht qëndron në pozitën e 11-të në tabelë me vetëm 28 pikë./arbresh.info/
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë