Kampioni i Italisë, AC Milan, i ka hyrë garës për shërbimet e argjentinasit Paulo Dybala.
Ish sulmuesi i Juventusit, ka pasur kontakte edhe me skuadrën tjetër nga qyteti i Milanit, Inter.
Siç raportojn mediat italiane, zikaltërit kanë hequr dorë nga transferimi i Dybalës, pasi që pothuajse kanë arritur marrëveshje për rikthimin e sulmuesit belg, Romeu Lukaku, transmeton Indeksonline.
Në anën tjetër Rosonerët janë hedhur në sulm për transferimin e Dybalas pasi që nuk arritën marrëveshje me Romën për shërbimet e anësorit Nicolo Zaniolo.
Për shërbimet e italianit, klubi nga kryeqyteti ka kërkuar një shumë prej 35 milionë euro, shifër kjo që konsiderohet e lartë nga skuadra e Milanit.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00