Milani është duke e pritur në ethe lajmin për Zlatan Ibrahimovic, i cili duket se e ka lënduar kofshën e majtë në fitoren 3:1 kundër Napolit të dielën.
Sulmuesi 39-vjeçar i shënoi dy gola kundër Napolit në San Paolo, para se të largohej nga fusha duke e mbajtur me dorë kofshën e këmbës së majtë, transmeton Gazeta Express.
Mundësitë që suedezi ta ketë tërhequr muskulin janë tejet të mëdha, duke qenë se ai u ndal dhe e mbajti kofshën derisa po vraponte dhe nuk kishte kontakt me askënd.
Mbetet të shihet nëse ai ndaloi me kohë për ta parandaluar dëmtimin serioz, por lëndimi i tij i mundshëm do të ishte goditje e rëndë për Milanin, i cili do t’i zhvillojë nëntë ndeshje deri në festën e Krishtlindjes.
Edhe Rafael Keao është i lënduar dhe mungesa e Ibrës do t’ia koklaviste punët trajnerit Stefano Pioli.
Ibra ka qenë jetësor për Milanin këtë sezon, duke i shënuar 10 gola dhe 2 asiste në 10 ndeshje.
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...