Milan ka arritur një fitore të vështirë ndaj skuadrës nga Beogradi, Crvena Zvezda, duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
“Rosonerët” ishin të parët që gjetën rrugën e rrjetës me Leaon që shënoi tre minuta para fundit të pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo serbët u rikthyen për të barazuar në minutën e 67-të. Por, Milani menjëherë pas golit të pranuar nisi të sulmojë dhe tre minuta para fundit falë Abrahamit, gjeti golin i cili në fund do t’i dhuronte fitoren.
Pas këtij triumfi, kuqezinjtë kanë 12 pikë dhe ndodhen në pozitën e 12-të, kurse Zvezda është e 31-ta me tri sosh.
Përkundër, Milanit që fitoi me vështirësi, Arsenali lehtësisht e mposhti Monacon me rezultat 3-0.
Saka shënoi dy gola në minutat 34 dhe 78 kurse asistoi për Havertzin, dhjetë minuta pasi shënoi golin e dytë.
Me këtë fitore “Topcinjtë”, janë të tretit me 13 pikë kurse Monaco është e 16-ta me 10 sosh./Arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...