Klubi italian Milan e ka nderuar legjendën e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter të dielën.
Milan dhe tifozët e saj para takimit çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Torinos të martën, nderuar Bryantin.
Ai dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit.
41-vjeçari, i cili i kaloi 20 vjet me ekipin e basketbollit në NBA, Los Angles Lakers, humbi jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonte shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një kodër në Calabasas.
Vdekja e tij e ka tronditur gjithë botën, përfshirë klubin italian Milan, me të cilin lojtari kishte lidhje të madhe shpirtërore.
Kuqezinjtë e nderuan atë duke e vendosur një buçet me lule dhe një top futbolli në cepin e fushës në San Siro para takimit me Torinon.
Pak momente para fillimit të ndeshjes u lëshua edhe një video e shkurtër në ekranin gjigant në San Siro, ku shihej Bryant bashkë me vajzën e vet Gianna.
Nuk mungoi as mesazhi: “Legjendat nuk vdesin kurrë. Përgjithmonë Bryant”. /Telegrafi/
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...