Planet e Chelseat, Arsenalit dhe Manchester United për transferimin e shënjestrave të tyre gjatë verës mund të shkatërrohen nga AC Milani, i cili është duke u përgatitur për transferimin e disa nga shënjestrave kryesore.
Gjiganti italian është duke kërkuar transferimin e Cesc Fabregas, Pierre Emerick Aubameyang dhe Mateo Musacchio, transmeton portali arbresh.info.
Milani do të blihet përfundimisht nga investitorët kinez me përfundimin e kësaj jave dhe ata do të fillojnë menjëherë garën për titull në Serie A. Skuadra e Vicenzo Montellas është pa titull që nga viti 2011 dhe tani ata janë të gatshëm t’i përjetojnë sërish ato ditë të lumtura.
Fabregas, i cili nuk ka arritur të jetë pjesë e formacionit startues tek skuadra e Antoine Contes, është shënjestra e tyre kryesore.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Aubameyang, një shënjestër e Arsene Wengerit, Jose Mourinhos dhe Manchester Cityt, është gjithashtu në radarin e tyre, të paktën kështu raporton ‘Corriere dello Sport’.
Shënjestra e Chelsea, Musacchio është gjithashtu i pirur për transferim./arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...