Trofeu i Ligës së Kampionëve i fituar nga Milan në vitin 2007, ka parakaluar në sheshet e Prishtinës.
Skuadra e madhe italiane po qëndron në Kosovë, për ndeshje miqësore me KF Feronikelin.Deri te fillimi i ndeshjes në ora 20:45, janë paraparë një sërë aktivitetesh.
Njëri prej tyre është edhe sjellja e trofeut të Ligës së Kampionëve në Kosovë.
Trofeu i fituar në vitin 2007 në finalen e madhe kundër Liverpoolit, po qëndron në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, dhe tifozët e Milanit kanë mundësinë ta shohin atë nga afër.
Aty janë edhe dy legjendat e Milanit, Franco Baresi dhe Daniele Massaro.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...