Middlesbrough rikthehet në Premier Ligë

16:21 | 7 Maj 2016
M. A.

Pas shtatë vjetësh mungese në elitën e futbollit anglez rikthehet skuadra e Middlesbroughit.

Këtë e bëri pas barazimit të sotëm kundër Brightonit në shtëpi, transmeton Koha.net. Stuani shënoi golin e vetëm për ekipin vendas, kurse për Brightonin shënoi Stephens në minutën e 55, për t’u përjashtuar me të kuq katër minuta më vonë.

Javë më parë rikthimin në Premier Ligë e kishte siguruar edhe Burnley.

Pas përfundimit të ndeshjes fansat e Middlesbroughit u futën në fushë për të festuar së bashku me futbollistët rikthimin në Premier Ligë.

Shpërndaje në rrjete sociale