Mbrojtësi Thomas Meunier ka shpëtuar Paris Saint Germainin në ndeshjen e së shtunës si mysafirë ndaj Dijonit.
Gjiganti francez ka siguruar fitore me rezultat 1 me 2 falë golit në sekondat e fundit të ndeshjes nga Thomas Meunier në Stade Gaston Gerard, që shënoi gjithashtu edhe golin e epërsisë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Unai Emery ka përforcuar kreun në Liga 1 me tri pikët e fituara kundër Dijonit në kuadër të xhiros së nëntë.
Në mungesë Edinson Cavani, Emery kishte në dispozicion Neymarin dhe Kylian Mbappen por dyshja nuk gjetën portën në këtë ndeshje, megjithëse francezi ishte asitues në golin vendimtar të takimit.
Paris Saint Germain tani ka 23 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se AS Monaco në pozitën e dytë me 19 pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/z6avo
https://streamable.com/1wj63
https://streamable.com/vjurh
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...