Mesut Ozil është duke bërë postime në vazhdimësi në rrejtët sociale për formën e dobët që Arsenali po kalon nëpër këtë sezon.
Mesfushori gjerman nuk është përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjet e Ligës Premier nga Mikel Arteta, e që të dy tashmë janë në luftë se kush qëndron e kush do largohet.
Trajneri spanjoll e mori drejtimin e skuadrës në fund të vitit të kaluar, derisa gjërat për po shkojnë si mos më keq aktualisht.
Arsenali është aktualisht në vendin e 15-të pas 14 xhiros, duke shënuar vetëm 12 gola dhe kanë pësuar tetë humbje.
Ozil ndjenë keqardhje për këtë formë të skuadrës së tij, duke postuar një zemër të thyer pas humbjes 2-1 që pësuan The Gunners ndaj Evertonit.
Gjermani me gjasë do të rikthehet në skuadrën e Arsenalit në muajin janar, pasi Arteta tashmë i ka orët e numëruar./Arbresh.info/

Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00