
Mesut Ozil (Arsenal)
Arsenali raportohet se beson që Mesut Ozil do të vendos lapsin në marrëveshjen e re afatgjate.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka vetëm edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale me “Topçinjtë”.
Gjiganti i Londrës veriore ka qenë në kontakt me reprezentuesit e 28-vjeçarit gjatë gjithë vitit të mëparshëm, por ata ende nuk kanë rënë dakord për të pranuar vazhdimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘The Sun’, Ozil nuk ka pranuar gjithashtu ndonjë ofertë solide nga ndonjë klub i madh evropian dhe mund të vazhdoj qëndrimin te fituesi ‘FA Cup’.
Pas pagës aktuale prej 140 mijë funta në javë, “Topçinjtë” mund t’i sigurojnë shërbimet e tij edhe për një kohë më të gjatë me ofertën e tyre të fundit prej 225 mijë funta në javë./arbresh.info
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së