DC United ka vendosur për të zhvilluar bisedime me Arsenalin rreth transferimit të mundshëm të Mesut Ozilit te skuadra në MLS si një zëvendësues i sulmuesit Wayne Rooney.
Ish kapiteni i Anglisë do të largohet nga Amerika në janar për të marrë rolin si lojtar/trajner te skuadra në Championship, Derby County, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra nga Washingtoni është duke kërkuar për një emër të madh si zëvendësues të sulmuesit Wayne Roony dhe Ozil është identifikuar si një kandidatë i mundshëm.
The Mirror raporton se reprezentuesit e skuadrës në Premierë Ligë dhe asaj në MLS do të takohen javën tjetër në Washington për të zhvilluar fazën e parë të negociatave rreth marrëveshjes së mundshme.
Sidoqoftë, paga enorme e Ozilit prje 350 mijë funta në javë mund të rezultojë si një pengesë për finalizimin e marrëveshjes me DC United apo ndonjë klub tjetër./arbresh.info/
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...