Mesut Ozil insiston se ai nuk do të shpërqendrohet nga thashethemet e vazhdueshme që e lidhin atë me transferim te Manchester United.
Reprezentuesi gjerman nuk ka nënshkruar ende kontratë të re me Arsenalin dhe marrëveshje e tij aktuale skadon në verën e vitit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Raportet në fillim të javës pretenduan se 29-vjeçari tashmë iu ka thënë bashkëlojtarëve se ka ndërmend të ribashkohet me trajnerin Jose Mourinho në Old Trafford.
Sidoqoftë, Ozil me një mesazh të thjeshtë iu ka drejtuar tifozëve përmes rrjeteve sociale.
“Injoroni zërat dhe qëndroni të fokusuar”, ka shkruar ish ylli i Real Madridit në rrjetin social Twitter.
Mesut Ozil ishte pjesë e stërvitjeve të Arsenalit të shtunën para ndeshjes së tyre ndaj Evertonit të dielën./arbresh.info/
Ignore the noise and stay focused! ?? #COYG #EFCvAFC @arsenal pic.twitter.com/Gjaf4reVsL
— Mesut Özil (@M10) October 21, 2017
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...