Lionel Messi është i emocionuar që do të punojë me Ernesto Valverden te Barcelona.
Valverde do ta zëvendësojë Luis Enrique si trajner në Camp Nou, ndërsa do të debutojë në ndeshjen miqësore të Juventusit në New Jersey.
Messi i ka mbushur 30 vjet, ndërsa në këtë verë është martuar me partneren e tij Antonella Roccuzzo.
Ai po ashtu e konfirmoi edhe vazhdimin e kontratës.
“Me trajnerin e ri gjithçka do të jetë e re. Nuk e di se çfarë menaxheri është. Por ai është një njeri i madh”.
“Ai ka qenë te Valencia dhe Bilbao, dhe kam kemi dëgjuar për reputacionin e mirë që e ka, andaj shpresa jonë është për një fillim të ri”.
“Kur ta fillojmë sezonin e ri duhet të kemi qëllime të qarta, ku Barcelona duhet të kthehet më e mira”.
“Jam i lumtur dhe po mendoj vetëm për startin sezonit të ri. Kemi trajner të ri dhe asistent të rinj. Dua të punoj me ta dhe ta shijoj edhe këtë vit me Barcelonën”.
“Objektivi mbete i njëjtë, nuk kam rëndësi a shënoj unë gola apo jo, pasi ne jemi skuadër. Nëse unë shënoj gol do të ishte i lumtur, por edhe nëse Pique shënon gol unë ndjehem njëjta. Nëse do të fitonim ajo do të më bënte të lumtur”, ka thënë Messi.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...