Ylli argjentinas, Lionel Messi pritet të vazhdoj kontratën me Barcelonën në mesin e muajit korrik, kontratë që pritet të jetë pesë vjeçare.
E përditshmja sportive katalunase, Sport, ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas do të vazhdoj kontratën me gjigantin katalunase pas datës 15 korrik.
Sipas gazetës Sport, Messi pritet të ketë një përmirësim të ndjeshëm të pagës, pasi kjo do të jetë me shumë mundësi kontrata e fundit e tij me Blaguranët, përcjell Telegrafi.
Argjentinasi pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare apo deri në vitin 2022 dhe me shumë mundësi do ta përfundojë karrierën te Barcelona, pasi do të jetë 36-vjeçar kur kontrata të përfundoj.
Megjithatë, nuk është për tu hedhur poshtë një përfundim i karrierës te skuadra e fëmijërisë Newell’s Old Boys apo edhe në kampionatin amerikan, MLS.
Ndryshe, Kontrata aktuale e Messit me Barcelonën përfundon në verën e vitit të ardhshëm, pra në qershor të vitin 2018.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...