Në një deklaratë që po bën jehonë në botën e futbollit, Lionel Messi ka folur për rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldon.
As-i argjentinase ka thënë se ka respekt të madh dhe se e admiron yllin portugez.
“Kam respekt dhe e admiroj Cristiano Ronaldon. Për karrierën që ka pasur dhe vazhdon të ketë. Ai ende po luan në nivele të larta,” u shpreh Messi.
Ai shtoi se rivaliteti mes tyre ka qenë gjithmonë profesional dhe brenda kufijve të fushës së lojës.
“Gara mes meje dhe atij ishte në fushë. Të dy kemi dashur gjithmonë të bëjmë më të mirën për skuadrën. Gjithçka qëndron në fushë”, ka pohuar Messi, i cili tashmë është pjesë e Inter Miamit.
Ai ka folur edhe marrëdhëniet e tij me portugezin jashtë fushës.
“Jashtë fushës, ne jemi dy djem normal. Ne nuk jemi shokë sepse nuk shpenzojmë kohë së bashku, por ne gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin”, ka përfunduar Messi./rtk
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë