Tifozët në mbarë botën mendojnë se Messi është pa rival për “Topin e Artë” dhe do ta fitojë për herë të gjashtë në karrierë.
Pas shumë trajnerëve dhe analistëve, që kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me fituesin e mundshëm të “Topit të Artë” për vitin 2019, tani për këtë janë pyetur edhe fansat në mbarë botën.
Në anketën e MARCA-s, ku kanë votuar deri më tani mijëra tifozë, 97% mendojnë se Leo do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, kurse vetëm 3% mendojnë se 10-shi i Barcelona s’mund ta fitojë.

Leo po shijon një tjetër sezon mbresëlënës me Barcelonën.
Ai shkëlqeu ditë më parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, duke shënuar 2 gola, për të shkuar në kuotën e 600 finalizimeve në karrierë me fanellën e katalunasve.
Këtë edicion, ai është golashënuesi më i mirë në La Liga, në Champions League dhe gjithashtu në Evropë.
Në total, Messi ka shënuar 48 gola në 46 paraqitja – 2 gola më shumë se ndeshje dhe ka dhuruar edhe 22 asistime.
Pra, argjentinasi është përfshirë direkt në 70 gola këtë edicion për Barcelonën.
“Këpuca e Artë” tashmë duket vetëm formalitet për Leon, pasi rivali më i afërt me katër gola prapa, Mbappe, është dënuar me tri ndeshje dhe pothuajse cdo gjë ka marrë fund.
Objektivi i Leos është Championsi dhe Topi i Artë, pasi në këtë mënyrë do të linte shumë prapa Cristiano Ronaldon. Nëse fiton Championsin, do të barazojë CR7-tën me trofe, dytë nga 5, nëse fiton Topin e Artë, do ta kalonte portugezin, 6 me 5, derisa tashmë e ka lënë prapa për Këpucën e Artë, 5 me 4 dhe është rrugës për të gjashtën. Messi gjithashtu është favorit që tani edhe për çmimet e më të mirit nga UEFA e FIFA. /Gazeta Express/
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...