Lionel Messi ka folur rreth rikthimit të tij në kombëtaren argjentinase.
Një rikthim ëndrrash për Messin. Pas paralajmërimit se do të pensionohet nga kombëtarja, ylli i Barcelonës ka kthyer mbrapsht vendimin dhe është kthyer për t’ia dhuruar Argjentinës fitoren ndaj Uruguait me golin e vetëm të takimit.
Pas ndeshjes ai ka folur për gazetarët, ku ka thënë se tërheqjen nga ekipi kombëtar nuk e ka bërë për ta mashtruar askënd, por në ato momente kishte ndier se ishte vendimi më i mirë, transmeton KosovaPress.
“Jam mirënjohës ndaj të gjithëve këtu”, ka deklaruar Messi për ‘TV Publica’.
“Megjithatë dua të sqaroj se nuk kam mashtruar askënd me vendimin për tërheqje, pasi që në ato momente mendoja se ishte i duhuri”.
“Ishim shumë të dëshpëruar pas humbjes në finale ndaj Kilit, por më pas kam menduar mirë dhe kam ndryshuar mendje”, ka theksuar Messi.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj