Lionel Messi raportohet se dëshiron që Barcelona të nënshkruaj me pesë lojtarë kur Luis Enrique të largohet si trajner i klubit në fund të sezonit.
Enrique njoftoi të mërkurën për largimin nga Barcelona pas tri viteve të shpenzuara në ‘Nou Camp’, transmeton portali arbresh.info. Pozita e tij në klub u bë e pambrojtur pas disfatës në UEFA Ligë të Kampionëve ndaj Paris Saint Germain me rezultat 4 me 0.
Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli thuhet të jetë favorit për të zëvendësuar Enriquen derisa edhe trajnerët e tjerë si Ronald Koeman dhe Mauricio Pochettino janë gjithashtu në “radarin” e tyre.
Sidoqoftë, mediat spanjolle pretendojnë se Messi dëshiron të nënshkruaj me pesë lojtarë pa marr parasysh se kush zë karrigen e nxehtë në ‘Camp Nou’.
Marco Verrati, Hector Bellerin, Yerry Mina, Marquinhos janë katër lojtarët që argjentinasi kërkon në Barcelonë. Ndërsa, trajneri Sampaoli është i pesti dhe kërkesa e fundit nga Messi./arbresh.info
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...