Lionel Messi është treguar edhe një herë vendimtar për Barcelonës, duke ia siguruar katalonasve fitoren kundër Espanyolit.
Barcelona arriti ta fitojë derbin e Katalonjës, kundër Espanyolit, me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligës. Me këto tre pikë, Barcelona shkon 13 pikë para klubit në pozitën e dytë në tabelën e ligës spanjolle, Atletico Madridit.
Tri pikët e kësaj ndeshjeje Barcelona i siguroi falë argjentinasit Lionel Messi, i cili në minutën e 71-të e shënoi golin e parë për këtë ndeshje.
Por, kjo nuk ishte e gjitha për argjentinasin në këto 90 minuta lojë. Vetëm një minutë para fundit të kohës së rregullt, Messi shënoi edhe një gol tjetër, duke ia siguruar kështu Barcelonë fitoren.
Messi kishte qenë në dyshim për këtë ndeshje, pasi pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të zhvilluar për ekipin kombëtar të Argjentinës. Megjithatë, ai u rikuperua në kohë dhe arriti ta bëjë një paraqitje të mrekullueshme, e cila sipas SofaScore u vlerësua me notën 9.5, më të lartën nga të gjithë lojtarët në fushë.
Tifozët e Barcelonës do të shpresojnë se Messi do të shfaqë formë po kaq të mirë edhe në ndeshjen e radhës, kundër Villarealit, e cila do të zhvillohet të martën, po ashtu në kuadër të La Ligës.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...