Edon Zhegrova shkëlqeu mbrëmjen e sotme (e shtunë) në ndeshjen e tij debutuese për Kosovën.
Talenti i ri në sulm i kombëtares sonë realizoi golin e fitores në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Paris kundër Madagaskarit, shkruan portali arbresh.info.
Zhegrova, i njohur ndryshe edhe si “Messi i Kosovës”, realizoi nga një distancë prej 20 metrave për 1 me 0 në minutën e 46′ të ndeshjes e tij debutuese të zhvilluar nën udhëheqjen e trajnerit zviceran Bernard Challandes, i cili gjithashtu bëri paraqitjen e parë.

I pyetur rreth asaj që pret për ndeshjen e ardhshme të Kosovës kundër Burkina Fasos, 18-vjeçari u zotua se si skuadër do të japin maksimumin.
“Edhe atë dëshirojmë ta fitojmë”, ka thënë fillimisht Zhegrova.
“Mendoj që me djelmoshat do të bëhemi gati për lojën e ardhshme, të rrimë me këmbë në tokë dhe po ashtu në ndeshjen e ardhshme të kemi fitore dhe të japm maksimumin”
Fitorja ndaj Madagaskarit ishte e dyta radhazi për “Dardanët” të cilët do të zhvillojnë të martën ndeshjen kundër Burkina Fasos./arbresh.info/
Goli nga Edon Zhegrova kundër Madagaskarit:
http://www.dailymotion.com/video/x6gsxw5
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...