Shoqata e Lojtarëve të MLS ka publikuar të dhëna mbi pagat e të gjithë lojtarëve me kontrata të vlefshme deri në maj 2025, dhe siç pritej, Lionel Messi është në krye të renditjes.
Sulmuesi i Inter Miamit, 38 vjeç, e mbajti vendin e parë për të dytin vit radhazi. Paga bazë e kapitenit të Argjentinës është 12 milionë dollarë dhe kompensimi i tij total i garantuar është 20.4 milionë dollarë.
Kjo shifër përfshin pagën bazë plus bonuset dhe shtesa të tjera gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
Lojtari i dytë më i paguar në MLS është Lorenzo Insigne (Toronto) me 15.4 milionë dollarë. Italiani është i vetmi përveç Messit që fiton më shumë se 10 milionë dollarë në sezon.
Ndër 10 më të mirët janë edhe: Sergio Busquets (Inter Miami) – 8.8, Miguel Almirón (Atlanta) – 7.9, Hirving Lozano (San Diego) – 7.6, Federico Bernardeschi (Toronto) – 6.3, Emil Forsberg (New York Red Bulls) – 6.03, Jordi Alba (Inter Miami) – 6, Riqui Puig (Los Angeles Galaxy) – 5.8 dhe Jonathan Bamba (Chicago) – 5.6.
Përveç dominimit të tij në fushë, Messi është gjithashtu një makinë marketingu. Inter Miami ka parë një rritje të madhe në vlerë, shikueshmëri dhe shitje fanellash që kur ai mbërriti në Miami./rtk
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...