Barcelona e ka mposhtur sot Levanten me rezultat 2-1 në Camp Nou duke i bërë kështu presion Real Madridit që ka 3 pikë më shumë se Blaugrana në krye të tabelës
Barcelona e ka dominuar sonte Levanten duke e mposhtur me rezultat 2-1 në Camp Nou.
Një ndeshje ku kanë shkëlqyer Lionel Messi dhe Ansu Fati.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Barcelonën të cilët arritën që të shënojnë dy gola.
Lionel Messi ishte kreator i të dyja golave ku në të dyjat asistoi dhe atë për të njëjtën lojtar, Ansu Fati.
Messi asistimin e parë për tinejxherin e bëri në minutën e 30 dhe dy minuta më vonë ai bëri edhe një asistim tjetër për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0.
Në pjesën e dytë Barcelona dominoi dhe kishte edhe disa mundësi të mira për të shënuar por që fati nuk ishte me ta.
Madje në fund të ndeshjes Barcelona rrezikoi shumë pasi që në minutën e parë shtesë për Levanten shënon gol Ruben Rochina.
Kjo bëri që në minutat e fundit Barcelona të këtë pak vështirësi por dy golat në pjesën e parë të Fati ia dhuruan fitoren Blaugranës.
Me këtë fitore, Barcelona ka 46 pikë, tri më pak se Real Madrid në vendin e parë me 49.
Levante ndërkohë mbetet në vendin e 13 me 26 pikë. /Express/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës