Lionel Messi raportohet se është duke konsideruar mundësinë që të pushojë nga aktiviteti me kombëtaren argjentinase.
Besohet se sulmuesi i famshëm i Barcelonës është lënduar shumë nga kritikat pas performancës në Kupën e Amerikës, ku Argjentina pësoi në finale nga Kili.
Si rezultat, ylli i Barçës mund të mungojë në takimet miqësore dhe kualifikuese për Kupën e Botës, raporton “Ole”.
Në raportim theksohet se 28-vjeçari kishte marrë vendimin e njëjtë edhe pas Kupës së Botës në vitin 2006, edhe pse atë kohë pushimi kishte zgjatur vetëm një ndeshje.
Deri tani, Messi ka shënuar 46 gola në 103 paraqitje për Argjentinën.
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...