Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona ka qenë protagonist në këtë Botëror me prezencën e tij në tribunën VIP gjatë ndeshjeve që luan Argjentina.
Përveç sjelljeve të tij të çuditshme, fakti që gjithashtu na ka bërë habi është mbajtja e dy orëve nëpër të dyja duart e tij.
Gjithsesi, edhe ky veprim i çuditshëm i Maradonës e ka një shpjegim.
Sipas “Metro”, ish-sulmuesi i famshëm mban dy, pasi te njëra shikon gjithmonë sa është ora në Argjentinë ku ai ka familjen dhe te tjetra shikon sa është ora në vendet lokale ku ai ndodhet.
Duket i çuditshëm fakti që legjenda përton të të bëjë llogari duke mbajtur vetëm një orë, por ai ka qejf të jetë i veçantë dhe di ta bëjë këtë gjë.
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...