Neymar pësoi lëndimin e radhës në ndeshjen e tij të dytë për Al-Hilal.
Kujotjmë se futbollisti brazilian u rikthye nga lëndimi i ACL-së, i cili e mbajti jashtë fushave për më shumë se një vit, shkruan Arbresh.info.
Teksa tashmë është për e ditur se sa do mungojë ai.
Klubi i tij përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ai do të mbetet jashtë fushave, për së paku një muaj dhe do t’i humb ndeshjet e nëntorit me kombëtaren e Brazilit.
“Neymar do t’i nënshtrohet një programi trajtimi dhe rehabilitimi që do të zgjasë katër deri në gjashtë javë”, shkroi Al Hilal në një komunikatë zyrtare të lëshuar.
Kujtojmë se braziliani iu bashkua Al-Hilalit verën e kaluar nga Parisi për shumën e 90 milionë eurove, ndërsa ka të luajtura vetëm shtatë sfida, ku ka realizuar një gol e tri asistime./Arbresh.info
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...