Mësohen përballjet e mundshme në gjysmëfinale të Ligës së Evropës – Juve e Man Utd mund të përballen mes vete

14:35 | 17 Mars 2023
A. B.

Është hedhur shorti për çerekfinalet e garës së dytë më të madhe evropiane, Ligës së Evropës.

Skuadrat e mëdha si Roma, Manchester United e Juventus kanë mësuar kundërshtarët për çerekfinalet e Ligës së Evropës.

Manchester United do të takohet sërish me një skuadër spanjolle, ku kësaj radhe përballet me Sevillan.

Gjiganti italian Juventus do të përballet me portugezët e Sporting Lisbonës, derisa fati i ka buzëqeshur Bayer Leverkusenit që përballet me befasinë Union Saint-Gilloise.

Do të ketë një përsëritje të finales së Ligës së Konferencës, pasi Feyenoord Roterdam do të përballet me Romën.

Tetë skuadrat kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Fituesi i duelit Manchester United – Sevilla do të përballet me fituesin Juventus – Sporting Lisbona.

Ndërkohë fituesi i çiftit tjetër Bayer Leverkuseni – Union Saint-Gilloise përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit Feyenoord – Roma. /Telegrafi/

Çiftet e mundshme gjysmëfinale të Ligës së Evropës:

Manchester United – Sevilla vs Juventus – Sporting Lisbon

Bayer Leverkusen – Union Saint-Gilloise vs Feyenoord – Roma

Shpërndaje në rrjete sociale