Takimi jo zyrtar që është zhvilluar mes Walter Sabatini dhe Jorge Mendes në Milano, me rastin e prezantimit të librit të ri të Chantal Borgonovo për fondacionin Borgonovo, ka sjellë ide të reja në merkaton për Interin në pritje të sesionit të dimrit.
Klubi zikaltër është në kërkim të mundësive dhe mes tyre ka dalë emri i mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomes. Me trajnerin Valverde në këtë sezon, portugezi i datëlindjes 1993 ka luajtur vetëm 110 minuta në pesë ndeshje mes kampionatit dhe Champions League.
Në vitin e Kupës së Botës ai po humbet hapësirat dhe formën fizike dhe pavarësisht se është grumbulluar përsëri nga kombëtarja, ka një dëshirë të madhe për të gjetur një ekip ku do të kishte mundësinë të luante më shumë.
Sipas shtypit spanjoll, menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka bërë një sondazh pothuajse me të gjithë klubet e rëndësishëm, por pa gjetur gatishmërinë e tyre.
Skuadra që nuk ia ka mbyllur derën ka qenë Inter, që është shprehur e gatshme të negociojë me Barcelonën për ta marrë Gomes me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes të fiksuar në 20 milionë euro. Një shifër që sot konsiderohet shumë e ulët nga klubi katalanas, që ka shpenzuar 35 për lojtarin një verë më parë.
Palët do të vihen përsëri në kontakt, por roli i Mendes mund të jetë vendimtar për mbylljen me sukses të operacionit.
Gjermania premton 93 milionë euro ndihmë për Lindjen e Mesme
Bie çmimi i naftës, Kusari bën thirrje për monitorimin e tre...
Kthimi në LDK i Osmanit, Abdixhiku: Vjosa e ka vendin e vet ...
Kosova dhe Britania diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e ...
Gjendet në Dresden të Gjermanisë një bombë 250 kg nga Lufta ...
Nagavci: VV ishte e bindur që Glauk Konjufca ka më shumë vot...