Bayern Munich ka hedhur poshtë të gjitha rreth një të ardhme të afërt të Mats Hummles, duke thënë se mbrojtësi do të qëndrojë në skuadër për pjesën e mbetur të sezonit.
Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime rreth së ardhjes së reprezentuesit gjerman, i cili thuhet të ketë prishur raportet me trajnerin Niko Kovac.
Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë parë si opsione për të ardhmen e Hummes, por Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se mbrojtësi gjerman nuk do të lëvizë këtë dimër.
“Ne patëm një bisedë me Mats disa ditë më parë dhe ai do të luajë për Bayern Munich në gjysmë e dytë të sezonit”, ka deklaruar shefi i Bayern Munich për gazetarët.
Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic beson gjithashtu se bisedimet me Hummles mbi situatën e tij kanë shkuar mirë.
“Biseduam me Mats, ishte një bisedë e mirë. Mats ndihet shumë mirë në Mynih, dhe nëse një lojtar nuk luan rregullisht, është e qartë se ka diskutime”.
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike