Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon Berishën pas një dëmtimi serioz, ndërsa mesfushori i kombëtares së Shqipërisë mund t’i nënshtrohet edhe operacionit.
Kjo është një goditje e rëndë për skuadrën italiane në luftën për mbijetesë në Serie A, pasi Berisha konsiderohet një nga lojtarët më të talentuar të ekipit.
Ai ishte jashtë fushave që nga 12 dhjetori, kur u largua me barrelë vetëm pas 11 minutash në ndeshjen ndaj Pisës.
Kur po përgatitej të rikthehej, Berisha pësoi një tjetër dëmtim gjatë stërvitjes të shtunën.
Testet e kryera kanë konfirmuar një dëmtim në tendinën e muskulit rectus femoris në këmbën e djathtë.
Bëhet fjalë për një zonë tjetër nga dëmtimi i mëparshëm, por sërish në të njëjtën këmbë.
Ai do të udhëtojë të mërkurën drejt Finlandës për një konsultë me profesorin Lempainem.
Operacioni shihet si një mundësi e madhe për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa klubi ka bërë të ditur se në çdo rast, lojtari nuk do të rikthehet më në fushë këtë sezon.
Berisha ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje këtë sezon me Lecce, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë tre asistime.
22-vjeçari numëron katër paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...