Mesa duket Lionel Messi do ta vazhdojë aventurën e tij me Barcelonën.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i Bein Sports, Achraf Ben Ayad.
“Messi ka vendosur të vazhdojë me Barcelonën. Lidhja e tij me katalonasit vazhdon” – shkroi Ben Ayad.
Lidhja e tij me ekipin katalonas do të vazhdojë edhe më tutje, përkundër spekulimeve se ai do të largohet në fund të sezonit.
Manchester City dhe PSG ishin ekipet më të interesuara për shërbimet e tij.
Por, projekti sportiv i klubit, ardhja e Laportas si president e së fundmi edhe ardhja e mundshme e shokut të ngushtë, Agueros kanë bërë që Messi të vazhdojë edhe më tutje me klubin që fitoi gjithçka, Barcelonën./Gazeta Express/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...