Mediat e mëdha botërore kanë raportuar sot për iniciativën e kosovarit nga Nju Jorku, Rilind Rekës, për të mbledhur fonde për ta paguar gjobën e shqiptuar nga FIFA ndaj yjeve shqiptare të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, si dhe kapitenit të tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili iu bashkua dyshen për të festuar duke e bërë shqiponjën në ndeshje kundër Serbisë në Kupën e Botës.
Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000dollarë) për “sjellje të pahijshme”.
Pas vendimit të FIFA-s, Reka e ka nisur iniciativën për të grumbulluar të holla në platformën “GoFundMe” për t’i paguar gjobat në emër të treshes “sepse ata i kanë sjellë gëzim dhe lumturi të gjitha zviceranëve dhe shqiptarëve nëpër botë”.
BBC artikullin për këtë lajm e ka titulluar “Tifozët e Zvicrës nisin lutjen për grumbullimin e fondeve për t’i paguar gjobat e shqiptuara nga FIFA”.
Titulli më i përdorur nga mediat e huaja për këtë lajm është “Kosova grumbullon para për t’i paguar gjobat e lojtarëve të Zvicrës, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës”.
Ndër mediat franceze që kanë raportuar për këtë ngjarje janë El Paise, AFP News, etj.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga titujt e mediave botërore rreth kësaj iniciative.


Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...