Estevao Willian ka shkëlqyer në ligën më të mirë braziliane dhe pritet t’i bashkohet Chelseat sezonin e ardhshëm.
Barcelona ishte gjithashtu e interesuar për lojtarin, por nuk ishte në gjendje të mundte klubin londinez për nënshkrimin e tij.
Ai tani ka pranuar se idhulli i tij është legjenda e klubit katalunas, Lionel Messi.
“Më pëlqen gjithashtu Neymar, Cristiano Ronaldo, por idhulli im është Messi, për gjithçka që ka bërë për futbollin”, ka thënë Willian.
“Mënyra se si luan dhe çfarë bën në fushë është dikush që do ta admiroj gjithmonë. Dhe, sigurisht, të qenit mëngjarash gjithashtu funksionon në favor të tij”.
“Disa njerëz lindin me talent, të tjerët duhet të punojnë shumë. Shembuj të mirë janë Messi dhe Ronaldo. Messi ka talentin, Cristiano ka përpjekje.
“Kërkoj të dyja, talentin dhe përkushtimin. Në ditët e sotme në futboll duhet të përkushtohesh, të mbash një orar, të stërvitesh, të udhëtosh dhe të kujdesesh për veten”, ka shtuar më tej sensacioni brazilian. /Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026