Mbrëmë në stadiumin e Luzhnikit të Rusisë është luajtur ndeshja finale e Kampionatit Botëror në mes të Francës dhe Kroacisë e cila përfundoi me fitoren e kupës nga Franca.
I ftuar special i presidentit rus Vladimir Putin për të përcjell këtë ndeshje ishte edhe boksieri i famshëm irlandez, Conor McGregor, përcjell arbresh.info.
Mc Gregor ka publikuar fotografi ku shihet shumë i afërt me Putin ndërkohë që e quan atë “lideri më i mirë i kohës sonë”.
“Sot isha i ftuar në finalen e Kupës së Botës si i ftuar i presidentit rus, Vladimir Putin. Ky njeri është një nga liderët më të mëdhenj të kohës sonë dhe jam i nderuar që kam ndjekur një ndeshje të tillë pranë tij. Sot isha i nderuar z.Putin. Faleminderit dhe shumë urime për organizimin e mahnitshëm të Kupës së Botës”, ka shkruar Mc Gregorn bashkëngjitur me foton./Arbresh.info

Osmani uron Pashkët: Për shumë mot të dashur vëllezër e motr...
Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe...
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...